Aplikacion
Masat janë marrë nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, në koordinim me DVP Tiranë, teksa u krijua një perimetër i gjerë rreth Parlamentit, ku pritet të mbahet edhe seanca plenare për ngritjen e dy komisioneve Antikorrupsion dhe Dezinformimit, të cilat Opozita ka njoftuar bojkotin.
Në perimetrin e Parlamentit janë instaluar kamera me rezolucion të lartë, për të identifikuar çdo lëvizje të protestuesve që policia të ketë të gjitha provat e mundshme nëse do të ketë incidente.
Ndërkohë RENEA është në gatishmëri në rast se do të ketë incidente. Po ashtu edhe autobotë me ujë ndodhen në pjesën e pasme të parlamentit nëse do të jetë e nevojshme për të ndërhyrë.
Makinat e ujit dhe mjetet mbrojtëse janë gjithashtu në dispozicion. Protesta mbahet në shenjë indinjate për skandalin që publikoi në pjesën e dytë emisioni italian “Report” i RAI 3 dhe intervista e zv/kryeministrit Arben Ahmetaj nga arratia. /ZOOM.AL/
Paralajmërohet publikimi i dosjes “bombë”: Politikanë të lartë dalin te “Toyota Yaris”