zoom

Lajme

Opozita bllokon nesër rrugët kryesore në vend, zbulohet plani i policisë: Në terren edhe FNSH

Opozita zhvillon nesër (29 tetor) protestën kombëtare të radhës, të cilën ka paralajmëruar se do ta mbajë në rrugët kryesore të vendit.

Për pasojë, këto akse do të jenë të bllokuara, si formë e mosbindjes civile të shpallur nga Partia Demokratike.

Policia njoftoi sot se ka marrë masa për të garantuar mbarëvajtjen e tubimeve. Në terren do të jenë mijëra efektivë, përfshirë repartin “Shqiponja” dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH).

Policia rrugore do të ketë gjithashtu një rol të rëndësishëm për të rregulluar trafikun, si pasojë e bllokimit të rrugëve.

Plani i masave të policisë:

Masat që do marrë policia për protestën nesër.

30 minuta para nisjes, policia rrugore do të jetë e dislokuar në këto aske:
* Segmenti Casa Italia – Sheshi “Shqiponja”
* Rrethrrotullimi Milot
* Rrethrrotullimi Shkozet
* Rrethrrotullimi Bradashesh
* Rrethrrotullimi Rrogozhinë
* Rrethrrotullimi Levan

Pothuasje e gjithë policia rrugore do të jetë në terren me qëllim kontrollimin e lëvizjeve të automjeteve që të mos ketë bllokim të rrugëve.

Po ashtu në terren do të jenë edhe efektivë të forcave të rendit, Shqiponja dhe FNSH për mbarëvajtjen e rendit dhe sigurisë. /Zoom.al