Aplikacion
“Edhe një herë në këtë fushatë u “angazhuan” formacione politike nacionaliste, ofiqarë të shtetit dhe faktorë ndikues në opinionin publik. Duke kumtuar rreziqe imagjinare që gjoja rrjedhin nga regjistrimi zyrtar i prezencës së shtetasve me origjinë Helenike në rajone që sipas perceptimit dhe praktikës mbizotëruese nuk përfshihen në “zonat minoritare”, synojnë manipulimin e regjistruesve dhe më në përgjithësi të minojnë zhvillimin normal të procedurës. Agresivitet analog konstatohen edhe për sa i përket komunitetit Orthodhoks, Kishës së tij dhe udhëheqjes së saj shpirtërore”, thuhet në deklaratën për media.
Më tej ato shprehen se “Në shumë raste nuk i referohen fare pjesës së Pyetësorit që lidhet me të dhënat mbi kombësinë, fenë dhe gjuhën amtare. Refuzojnë të marrin parasysh deklarimin e banorëve për pjesëtarët e njësisë familjare që nuk janë prezentë. Në mënyrë të përsëritur nuk u kthehen verifikimit të përgjigjeve për konfirmim para regjistrimit definitiv në platformën e Regjistrimit”.
OMONIA ben të ditur se për këtë do të informojnë edhe organizmat ndërkombëtare.
“Përsërisim apelin tonë Komitetit Shtetëror të Regjistrimit që pa vonesa dhe justifikime të ndërhyjë me qëllim ndryshimin e gjendjes. Njëherësh fillojmë menjëherë vënien në dijeni për situatën të autoriteteve të BE që financon procesin dhe Komitetin e Monitorimit të Konventës Kuadër për Mbrojtjen e Minoriteteve Etnike të Këshillit të Evropës që në mënyrë zyrtare ka nënvizuar procedurat e mëparshme me deformime dhe në dëm të personave që u përkasin minoriteteve”, theksohet në deklaratë.