zoom

Stil

Olta Gixhari kërkon të lërë shtëpinë. Çfarë pritet të ndodhë gjatë spektaklit

Banorët e Big Brother VIP pritet të japin sot vendimin përfundimtar për shtyrjen e spektaklit, ku do të konfirmojnë ose jo qëndrimin e tyre deri në 6 maj, pas sulmit ndaj Top Channel, ku u vra roja i sigurisë.

Në promon zyrtare të BBVIP njoftohet se aktorja Olta Gixhari ka kërkuar të lërë shtëpinë, ku ende nuk dihet se cili do jetë vendimi i saj deri në fund të spektaklit, dhe motivet për të lënë në këtë pikë lojën.

Tre të nominuarit e javës janë Kesi, Qetsori dhe Antoneta.

Disa ditë më parë, Olta ka zhvilluar një bisedë telefonike me partnerin e saj Dorin, pasi produksioni u dha mundësinë për të folur me një familjar, pas sulmit me armë.

Gjatë bisedës, Dori ka këshilluar aktoren që të ndjekë lojën e saj dhe të mos merret me Luizin, pasi ai është thjesht banor aty.

Biseda:

Dori: Vazhdo lojën ti, mos u shqetëso për gjërat jashtë. Ç’punë ke ti me të tjerët ti, je vetëm aty. As mos prit njeri, vazhdo vetëm. Ne jemi shumë mirë, edhe djali, përqafon televizorin kur të sheh.”

Olta Gixhari: Dua të shkoj nē finale s’më intereson a fitoj

Dori: Luizi ka lojën e vet, çke ti që merr për bazë Luizin. Ai është banor. Nuk është Luiz që merret me BB

Olta: Vdes për ty, o Zot je jeta ime

Dori: Big Brother-in nuk e ke me Luizin, e ke me publikun. Ç’punë ke ti me Luizin. Luizi bën garën e vet, ti tënden. Secili ka garën e vet./ Zoom.al