zoom

Politikë

“Olsi Rama në burg” – Bardhi: Të enjten publikoj dokumentet, si u vodhën të dhënat në TIMS

Vëllai i kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama, duhet të jetë në burg sipas kreut të grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi.

Në një intervistë në “Opinion”, Bardhi tha se Olsi Rama akuzohet për dosjen e Xibrakës, ndërsa paralajmëroi se të enjten e javës tjetër do të publikojë disa dokumente që sipas tij, faktojnë vjedhjen e të dhënave në sistemin TIMS në shërbim të Olsi Ramës.

“Kërkesa e parë ka të bëjë me një skandal të ndërhyrjes në mënyrë të paligjshme në sistemin TIMS. Informacioni mbi të cilën është bazuar kërkesa, bazohet mbi një dokument zyrtar që është raporti i AMP-së.

Pra, nuk bëhet fjalë për një thashethem, por një ndërhyrje të paligjshme në TIMS dhe ne duam të verifikojmë se kush ka përgjegjësi për ndërhyrjen e paligjshme dhe deri në çfarë mase është ndërhyrë në sistemin TIMS për të propozuar dhe masa ligjore që në të ardhmen, një ndërhyje e tillë mbi të dhënat e qytetarëve, të meren masa ligjore.

A e di pse bllokohet kjo? Sepse nëse në të dhënat e sistemit TIMS nuk do të ishte ndërhyrë në mënyrë të paligjshme për të fshehur, ka një çështje që mbahet pezull në SPAK, ku vëllai i kryeministri shqiptar, Olsi Rama, për shkak të përkimit të të dhënave të TIMS do të duhet të jetë në burg për dosjen e “Xibrakës”.

Problemi i vetëm i Edi Ramës në këtë rast është që të dhënat do të bëhen publike. Patjetër, më ftoni të enjten tjetër dhe vij unë dhe i bëj publike. Të enjten tjetër, unë publikoj në “Opinion” dosjen e plotë se si Olsi Rama u konsiderua person i paidentifikuar nga prokuroria dhe në momentin kur prokurorët donin të hynin në sistemin TIMS për të marrë të dhëna për përfshirjen e Olsi Ramës në laboratorin e kokainës në Xibrakë, u vodhën të dhënat në sistemin TIMS,” tha Gazment Bardhi.