zoom

Slider

Olsi Bylyku harron Eglin, tashmë në lidhje me një gazetare

Olsi Bylyku duket se ka hedhur pas krahëve historinë e dashurisë me Egli Takon.

Aktori dhe tashmë këngëtari i njohur ka nisur një histori dashurie me një vajzë e cila nuk është një emër i njohur për publikun, shkruan Vipmagazin.

Ajo punon si gazetare në një televizion kombëtar në Shqipëri dhe duket se çifti e kanë njohur njëri-tjetrin në ambiente pune. Duket se lidhja e tyre ka përmasa serioze, duke qenë se vajza në fjalë ndjek në rrjetet sociale edhe disa familjarë të këngëtarit.

Pak ditë më parë, Egli ishte e ftuar në E Diell, ku ka komentuar ndarjen me Olsi Bylykun.

Ndërsa shprehet se është mirë edhe pse ka kaluar një periudhë ndryshe, ajo thekson se ka vendosur të ecë me mendimin që çdo gjë ndodh për një arsye dhe se pas saj vjen diçka pozitive.