Aplikacion
Sipas një raporti të FAO-s, të publikuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, Shqipëria është vendi me pasigurinë më të lartë ushqimore në Europë. Statistikat janë tronditëse: në periudhën 2021-2023, plot 32.2% e familjeve shqiptare raportohen me pasiguri të moderuar ushqimore – një përqindje shumë më e lartë se në çdo vend tjetër të rajonit.
Për të kuptuar shkallën e këtij problemi, mjafton të shohim vendet e tjera të Ballkanit. Në Maqedoninë e Veriut, e cila renditet e dyta, kjo shifër është 20.2%. Bosnja dhe Serbia vijnë më pas me 13.3% dhe 13%.
Por situata bëhet edhe më dramatike kur shohim nivelin ekstrem të varfërisë. FAO raporton se 8.2% e popullsisë shqiptare përballet me pasiguri të rëndë ushqimore – një shifër që në vendet e tjera të rajonit nuk e kalon kufirin e 4%.
Pra, ndërkohë që qeveria promovon rritje ekonomike dhe turizmin si një sukses të jashtëzakonshëm, një e treta e shqiptarëve nuk janë të sigurt nëse do të kenë ushqim në tryezë. Kjo është panorama e vërtetë e “Shqipërisë së zhvillimit”.
E rëndë në BBV/ Rrjeti thirrje produksionit: Egli pret nishanin që nuk i pëlqeu Gjestit