zoom

Bota

OKB-ja konfirmon ndryshimin zyrtar të emrit të Turqisë

Kombet e Bashkuara lajmëruan të mërkurën se kanë regjistruar “Türkiye” si emrin e ri të vendit për Turqinë.

Duke folur për Anadolu Agency të Turqisë, zëdhënësi i OKB-së Stephane Dujarric tha se ata morën letrën zyrtare nga autoritetet turke që kërkonin të ndryshonin emrin e vendit dhe ndryshimi hyri në fuqi që nga momenti i marrjes së letrës.

“Türkiye” tani do të përdoret në të gjitha gjuhët e huaja dhe emri i plotë zyrtar i vendit do të jetë “Republic of Türkiye “.

Qeveria ka ndjekur një strategji për të ndryshuar emrin e vendit që nga janari, duke synuar përmirësimin e imazhit të vendit.

Media shtetërore ka përdorur “Türkiye” prej muajsh tashmë dhe një fushatë reklamuese shtetërore që promovon përdorimin e “Türkiye” për të huajt është zhvilluar në fluturimet e Turkish Airlines dhe në video të tjera promovuese turistike.

“Procesi që filluam nën udhëheqjen e presidentit tonë Rexhep Tajip Erdogan për të rritur imazhin e vendit tonë duhet të finalizohet”, shkroi Ministri i Jashtëm Mevlut Cavusoglu në Tëitter më 31 maj.

Emri “Turkey” është përdorur nga të huajt për shekuj me radhë për të përcaktuar qendrore të Perandorisë Osmane dhe më vonë të shtetit pasardhës të saj, Republikën e Turqisë.

Përdorimi më i hershëm i fjalës daton në shekullin e 14-të, kur termi latin “Turchia/Turquia” do të thoshte “vendi i turqve”.

Me kalimin e kohës, emri latin u shndërrua në “Türkiye” në turqisht, “Turkey” në anglisht, “Turkei” në gjermanisht dhe “Turquie” në frëngjisht.

Emri “Türkiye” u miratua si emër zyrtar pasi Perandoria Osmane u shpërbë dhe një republikë laike e zëvendësoi atë.

Megjithatë, emri i vendit është gjithashtu i njëjtë me atë të një shpendi të ngrënshëm, autokton në Amerikë. Zogu u quajt “Turkey” (gjel deti) sepse u fut në tregjet evropiane nga tregtarë nga Kostandinopoja, Stambolli i sotëm. Ky konfuzion e ka bërë ndonjëherë Turqinë objekt talljeje.