Aplikacion
Në një deklaratë të dalë pak pasi mediat publikuan masivisht videon e sherrit, Oborri Mbretëror ka lëshuar akuza të drejpërdrejta ndaj policisë së shtetit për nxjerrjen e materialit filmik.
Për familjen mbretërore, ky veprim i policisë është zhgënjyes, por nga ana tjetër i kërkon policisë të ndërhyrjë për heqjen e materialit nga mediat.
Oborri Mbretëror shpreh thellësishtë zhgënjimin nga institucionet ligjzbatuese te të cilat dyshojmë se kanë cënuar të drejtën e anonimitetit, duke shpërndarë videot te të tretë.
Gjithashtu Oborri Mbretëror kërkon ndërhyrjen e policisë dhe institucioneve përkatëse për fshirjen e këtyre imazheve nga rrjetet sociale dhe nga mediet.
Në deklaratë theksohet fakti se këto video i janë dorëzuar vetëm policisë dhe askujt tjetër.
Videot jane dorëzuar vetëm në komisariatin e policisë nga Princ Leka ll Zogu, si provë materiale për dhunën e ushtruar ndaj tij, por pavarësisht se janë kosideruar si nje sekret, këto materiale, së bashku me deklaratën, qarkulluan gjerësisht në rrjetet sociale dhe në medie duke përciell imazhe të pakëndëshme dhe me përmbajtje dhune.
Familja mbretërore sqaron gjithashtu se princi Leka është sulmuar nga ish -bashkëshorjtja, ndonëse Elia Zaharia dhe babai i saj kanë pretenduar të kundërtën ashtu sic shihet edhe në videon e filmuar nga vetë princi Leka. (shihni videon në rubrikën lajme të Zoom.al).
DEKLARATA E PLOTË
“Përshëndetje, siç edhe jeni informuar, Princ Leka pasditen e 5 marsit ështe sulmuar fizikisht me sende të forta nga ish-bashkëshortja dhe ish-vjehrri i tij dhe videot e këtij momenti janë bërë publike në rrjetet sociale.
Videot jane dorëzuar vetëm në komisariatin e policisë nga Princ Leka ll Zogu, si provë materiale për dhunën e ushtruar ndaj tij, por pavarësisht se janë kosideruar si nje sekret, këto materiale, së bashku me deklaratën, qarkulluan gjerësisht në rrjetet sociale dhe në medie duke përciell imazhe të pakëndëshme dhe me përmbajtje dhune.
Oborri Mbretëror shpreh thellësishtë zhgënjimin nga institucionet ligjzbatuese te të cilat dyshojmë se kanë cënuar të drejtën e anonimitetit, duke shpërndarë videot te të tretë.
Gjithashtu Oborri Mbretëror kërkon ndërhyrjen e policisë dhe institucioneve përkatëse për fshirjen e këtyre imazheve nga rrjetet sociale dhe nga mediet.”-thuhet në reagimin e oborrit mbretëror shqiptar.