Aplikacion
Ndër rreshta, Agroni i thotë të bijës se nuk do ta zëvëndësojë dot kurrë vendin e nënës, por do të jetë pranë saj gjithmonë.
“Bija ime Alkida! Sot ti ke ditëlindjen dhe e kuptoj gjithcka ndjen, është e para ditëlindje pa njeriun e shtrenjtë, mamin dhe shoqen tënde te ngushtë, por jam dhe shumë i sigurt që nga atje lart ku është sikur më thotë hapi shampanjën vajzës Agron! Nuk të la vetem…Adea është rritur dhe e ke shoqen më të ngushtë tani e tutje.
Bija ime! Unë nuk ta zëvendesoj dot mamin por sa të kem frymë e zë, do jem pranë teje me gjithë forcën e dashurisë time.
Shekullofsh shpirt! Shëndeti dhe suksesi yt janë dhe urimi i mamit nga atje lart.
Buzëqeshi jetës zemër!
Babi si gjithmonë të thotë sikur kur ishe e vogël,-“të dua sa qielli e sa bota!”- shkruan ai.
Pas ndarjes nga jeta e Konstandinës, aktori i humorit ka qenë mjaft aktiv në rrjetet sociale me dedikimet për të./ Zoom.al
Moderatorja e njohur hyn sonte në shtëpinë e Big Brother VIP? Detaji që e “nxori zbuluar”