zoom

Stil

“Nuk po flas ndonjë fjalë më shumë”, Luiz Ejlli reagon sërish pas përplasjes me Dea Michelle

Në rrjetet sociale u bë virale një video ku Luizi riktheu në vëmendje një nga debatet me Dea Michelle brenda shtëpisë së ‘Big Brother VIP’, ku pretendon se kjo e fundit e ka cilësuar si “provincial”.

Deklarata e tij u pasua nga një sërë reagimesh, duke përfshirë edhe një reagim nga Dea.

Fill pas kësaj, edhe Luizi duket se ka pasur diçka të fundit për të thënë.

Në një nga video live, fituesi i ‘BBVIP’, në mënyrë indirekte duket sikur reagoi edhe një herë për situatën e krijuar, duke theksuar se e di që gabon, por do mundohet që ta mendojë mirë atë çfarë thotë.

“Nuk po flas ndonjë fjalë më shumë sepse çfarë do që të flas duket sikur e kam personale me dikë, por unë s’kam asgjë me njeri. Këtu do të jem, këtu do të rri, siç i kam bërë ballë gjërave, do t’i bëj deri në fund. Çfarë nxjerr nga goja mbaj vetë përgjegjësi. Do të jem i drejtpërdrejtë gjithmonë siç kam qenë. Edhe unë gaboj, por mundohem që çfarë them, ta mendoj mirë dhe t’i them në sy gjërat për gjithçka.”- u shpreh ai.