zoom

Stil

Nuk njihet më! Erion Isai e pranon: Kam bërë operacion hundën dhe veshët

Erion Isai, që drejton Bashkinë e Kolonjës, nuk njihet më. Kryebashkiaku socialist ka pranuar se ndryshimi në pamje vjen prej ndërhyrjeve estetike që ka bërë në hundë dhe në veshë.

Gjatë një interviste në RTSH, ai shpjegoi se si fillim lindi si dëshirë për t’u dukur estetikisht bukur, por më pas zbuloi se e kishte të nevojshme një ndërhyrje për zhbllokimin e rrugëve të frymëmarrjes.

“Kam bërë veshët dhe hundët. Po hë se një surrat jam prapë. Bes Kallaku thotë unë dhe Besi, por unë më shumë, jemi dëshmia e gjallë e transformimit nga majmuni në njeri.

Nuk ka ndodhur ndonjë gjë e madhe, përveçse që zgjodha për kënaqësinë time, gjatë periudhës së gushtit, të korrigjoja hundën dhe veshët… Në fakt e nisa si korrigjim estetik, por që përfundova në një operacion shëndetësor. Shkova për një konsultë estetike për korrigjimin e veshëve dhe hundës, por zbulova se kisha 83% bllokim në rrugët e frymëmarrjes”, u shpreh ai.