zoom

Slider

Nuk ndodhte që nga viti 1961! Barcelona ka humbur tërësisht identitetin, shkatërrohet nga Benfica në Portugali

Barcelona ka humbur tërësisht identitetin e saj këtë sezon. Largimi i Messi-t duket se ka lënë plagë të mëdha në Katalunjë, të cilat Koeman nuk po arrin ti mbyllë dot. Gjiganti spanjoll është shkatërruar me shifrat 3-0 nga Benfinca në transfertën e luajtur në Portugali.  Nunez trondit Barçën që në minutën e 3-të, kur edhe ngre siparin e golave.

Në pjesën e dytë luzitanët do të ndëshkonin edhe dy herë kundërshtarin. Një herë me Rafa Silvan në minutën e 69, dhe 10 minuta më pas ishte përsëri Nunez ai që tundi rrjetën, por këtë herë nga pika e bardhë e penalltisë. Një fitore historike kjo e Benficas, teksa nuk triumfonte kundër Barcelonës që nga viti i largët 1961. Kjo ishte fitorja e dytë në historinë e skuadrës portugeze kundër ekipit katalanas.