zoom

Bota

Nuk ndalen sulmet me armë në SHBA, dy persona humbin jetën nga të shtënat në një kishë

Një person i armatosur hapi zjarr brenda një kishe në Alabama përgjatë mbrëmjes, duke vrarë dy persona dhe plagosur një tjetër, para se të arrestohej.

Sulmi ndodhi në Kishën Episkopate të Shën Stefanit në Vestavia Hills, në periferi të Birmingamit, tha shefi i policisë Shane Ware.

Ndërkohë policia bën me dije se i dyshuari është arrestuar dhe “nuk ka asnjë rrezik për komunitetit tani për tani”.

Por policia nuk e ka identifikuar sulmuesin, as viktimat dhe nuk ka ofruar asnjë detaj për sulmin.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë përjetuar një sërë sulmesh me armë zjarri kohët e fundit. Pak ditë më parë, një nxënës i shkollës së mesme në Uwalde, Teksas, më 24 maj vrau 21 persona, 2 mësues dhe 19 nxënës.

Më shumë se 20,000 njerëz janë vrarë nga të shtënat me armë në Shtetet e Bashkuara që nga fillimi i vitit, sipas Arkivit të Dhunës me Armë, duke përfshirë edhe bomba vetëvrasëse./zoom.al/