zoom

Të gjitha

“Nuk më ul dot vlerat mua ti”/Balina Bodinaku i kthehet Beatrix: Absurde! Më kanë përbaltur imazhin

Pasi këngëtarja Beatrix Ramosaj ka shpërthyer me akuza ndaj opinionistes së Big Brother, Balina Bodinaku pas publikimit të disa bisedave ku ku pretendohej se Beatrix kishte larguar me të dashurin në Dubai, ka reaguar kjo e fundit.
Balina e ka konsideruar absurde këtë situatë duke sqaruar situatën se mendonte se po komunikonte me një person që e njihte por që ishte fallco. Ajo shkruan se vetë asaj i është shkelur privatësia

“Është gjëja më absurde që më ka ndodhur këte kohë. Akuzat për përbaltje të imazhit apo përdorim të komunikimeve personale më takojnë mua. Ky është një komunikim nga instagrami im personal me nje person që mendoja se e njihja por ishte fallco. Nuk është një komunikim publik, publik e beri kushdo që zgjodhi të shkele ligjet duke shkelë privatësinë time. Aty nuk ka asnjë deklaratë ku unë pretendoj çfarë është e vërtetë e çfarë jo. Kush e shikon e shikon, kudh do ta përdorë ta përdorë. . Në këtë pikë mua më është prekur privatësia. “- shkruan ajo.