zoom

Të gjitha

“Nuk më rruhet për SPAK”,Kryemadhi: PL-në po e shkatërron servilizmi. S’ka nevojë për prerje kokash

Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi gjatë fjalës së saj në mbledhjen e Partisë së Lirisë,ka shprehur qëndrimet për çështjet që kanë prevaluar brenda strukturave.

Ajo ka thënë se prej dy javësh dëgjon fjalën nepotizëm, por askush nuk di ta shpjegojë se çfarë lidhje ka kjo me partinë.

Sipas saj më shumë se nepotizmi, ajo që po shkatërron PL-në është servilizmi, duke sulmuar njerëzit afër Ilir metës.

Për komentet se ajo i frikësohet SPAK, Kryemadhi është shprehur se “nuk i rruhet” për të e as për burgun.

“Do të isha shumë mirë njohëse se çdo të thotë fjala nepotizëm për përdorimin e saj në statutin e një partie politike. Parti politike do të thotë bashkim vullnetar dhe jo përjashtim, nëse ndonjëri nga ju më gjen një fjalë për nepotizmin unë tërhiqem. Por nëse nuk ekziston ajo fjalë do ju sugjeroja ta lexoni dhe të më argumentoni fjalën nepotizëm, do të kisha shumë dëshirë të më thoni. Nepozitimi ka të bëjë me qeverisjen jo me parti politike. Në parti politike do të thotë garë e ndershme dhe e drejtë, mundësi të barabarta. Duke patur parasysh se çështja e nepotizmit është për të larguar njerëz që kanë kontributet e tyre. Një parti politike meritokracia ka rëndësi më shumë e sa servilizmi”, tha Kryemadhi.

Kryemadhi tha se Partia e Lirisë nuk ka nevojë për prerje kokash, por ka nevojë për hapje dhe për anëtarësime të reja. Ndër të tjera, deputetja theksoi se nga familja e vogël, krijohet familja e madhe prandaj është e rëndësishme që kjo familje të mos shkatërrohet.

“Tradhtarët në krye të PL-së, ku nga këto jam unë një prej tyre, u kanë mbyllur derën pjesës më të madhe tuajës. Mendoj që prioritete e PL nuk janë përjashtimet, por hapja e partisë, përfshirja e të gjithëve edhe për të mësuar nga gabimet e Monika Kryemadhit. Edhe Kryemadhi bën gabime sepse nuk është e pagabueshme. PL nuk ka nevojë për prerje kokash sepse nuk ka më çfarë kokash të presim. PL ka nevojë për një program që i krijon mundësi grave dhe vajzave të cilat kanë mundësi për t’i dhënë dorën qindra mijëra të rinjve dhe të rejave për tu përfshirë. Votat nuk bëhen me Like dhe share, por duke takuar njerëzit dhe duke zgjidhur probleme. Ka zgjidhur Monika Kryemadhi shumë probleme sepse kjo është detyra jonë, të forcojmë institucionin e familjes dhe jo ta shkatërrojmë, sepse familja e vogël krijon familjen e madhe.”