zoom

Bota

“Nuk kanë turp!” Trump kërcënon Zuckerberg: Nëse bëhem President, do e burgos për një kohë të gjatë

Donald Trump nuk dëshiron që Mark Zuckerberg të harrojë mosmarrëveshjen e tyre të gjatë, teksa ka shkruar në rrjetin social “Truth Social” se “mashtruesit e zgjedhjeve” do të jenë në burg nëse zgjidhet përsëri president.

Në deklaratë ai përmendi drejtorin ekzekutiv të Meta-s Mark Zuckerberg.

“Nuk kanë turp! E vetmja gjë që mund të them është se nëse zgjidhem president, ne do t’i ndjekim penalisht mashtruesit në nivele të paprecedentë. Ata do të dërgohen në burg për një kohë të gjatë”, tha Trump.

Në një mesazh të muajit shkurt të vitit 2023 në “Truth Social”, Trump akuzoi themeluesin e Facebook për mashtrim zgjedhor, duke cituar një raport të Fox News që thoshte se ishte nën hetim donacioni prej dy milionë dollarësh i Zuckerbergut për Komisionin Zgjedhor të Georgias.

“Pse nuk u procedua?…demokratët dinë vetëm të mashtrojnë. Amerika nuk do ta durojë më”, tha Trump. /ZOOM.AL/