Aplikacion
“Jam shumë e lumtur. E di që njerëzit pyesin gjithmonë veten “Si është ajo? Çfarë po ndodh? Je mirë?’. Kjo është. Nuk kam qenë kurrë më mirë”, është shprehur Jennifer.
“Dua që njerëzit që interesohen për mua, sepse unë interesohem shumë për ta, ta dinë se jam në një fazë në jetën time ku ndihem shumë mirë me veten. Dhe mendoj se në momentin që arrin në këtë fazë, atëherë gjëra të mrekullueshme ndodhin, që nuk e imagjinon se mund të të ndodhin sërish në jetë. Dhe kështu pra këtu jam në këto momente”, ka thënë ajo më pas.
Pa e përmendur në emër Ben Affleck ajo shtoi: “Dhe dua që çdokush ta dijë se kjo është koha më e mirë. Është koha më e mirë e jetës sime”.
Mesazhi ishte shumë i qartë dhe të gjithë e kuptojnë se këto fjalë i drejtohen pikërisht Ben Affleck.
Ditët e fundit, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck janë fotografuar shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe të dy janë shfaqur shumë të afërt bashkë.