Aplikacion
“Nuk kam komunikim apo kontakte. Nuk ka qenë asgjë e rëndësishme. Ishte thjesht një votim te “Kënga Magjike” dhe nuk ia vlen të flasim për atë gjë”.- tha shkurt ai duke mos u ndalur më shumë te hesapet e vjetra.
Në muajin mars të vitit 2018, Mentor Haziri mori vëmendjen e mediave për shkak të komentit të tij për performancën e Fifit dhe Mc Kreshës në “Këngën Magjike”.
“Thjesht ka qenë performanca më e dobët e festivalit, stonatura ka qenë e jashtëzakonshme. Mendoj që ka qenë një ndër performancat më të dobëta. Nuk ishte kënga e keqe vetëm se performanca nuk ka qenë për t’u lëvduar. Diçka ndodhi me Fifin dhe Kreshën me mikrofonin dhe dëgjuesin. Fifi nuk ka qenë në më të mirën e mundshme për shkak të stonaturës”, -u shpreh ai asokohe.
Dy vite më pas, në 2020 ata u ndeshën në një emision ku ishin të dy të ftuar e u duk sikur akulli mes tyre u shkri. I pyetur se përse nuk flet me kolegen e tij dhe nëse do pajtohej me të, Mentori tha: “Jemi përshëndetur kur kam ardhur këtu. Nuk është e vërtetë që nuk flasim, ajo është shumë e talentuar”. Më pas ai u përqafua me Fifin, por kjo e fundit nuk dukej shumë entuziaste. Kur Mentori tha se nuk është e vërtetë që nuk flasin, Fifi shtoi: “Vetëm se më shmangu më herët”. Mirëpo, në 2021 në një intervistë kur u pyet për sherrin e famshëm Mentori u shpreh se nuk donte t’i bënte reklamë dikujt tjetër të parëndësishëm./L.K
/Zoom.al
Kurti lavdëron jetëgjatësinë e qeverisë së tij, por kritikët vënë në dyshim rezultatet