zoom

Sport

Nuk ka surpriza në Kupën e Shqipërisë, kualifikohen të mëdhenjtë përveç Dinamos

Nuk ka surpriza në fazën e 1/16 të Kupës së Shqipërisë. Në raundin tjetër kualifikohen ekipet e mëdha, Partizani, Tirana, Kukësi e Laçi.

Partizani mundi me lehtësi 3-0 Korabin dhe avancon më tej me rezultatin e përgjithshëm 4-1.

Mbrojtësi Sota zhbllokoi takimin në minutën e 38’, ndërsa Da Silva dyfishoi shifrat në aksionin e radhës duke i dërguar të kqutë në avantazh të dyfishtë në dhomat e zhveshjes.

Në pjesën e dytë pati festë edhe për mesfushorin Hoti, që mbylli llogarit me një super gol.

Në takimet e tjera në Grupin A, Tirana mundi 1-0 Lushnjen me golin e mesfushorit Lushkja dhe avacnon më tej pas fitores 3-0 në aktin e parë.

Kastrioti-Dinamo u mbyll 0-0, por kualifikohen krutanët pas suksesit 3-1 në ndeshjen e parë.

TË GJITHA REZULTATET:

PARTIZANI 3-0 KORABI

Sota 38’, Da Silva 45’, Hoti 66’

TIRANA 1-0 LUSHNJA

Lushkja 58’

KASTRIOTI 0-0 DINAMO

LAÇI 2–0 TOMORI (3-1)

Biba 61′, Myrta 83′

KUKËSI 5–0 APOLONIA (0-0)

Peposhi 18′, Barbosa 49′, Domi 65′, 82′, Berisha 68′

EGNATIA 1–1 SKËNDERBEU (1-0)

Fernando 54′ / Agbekpornu (A.G) 45+2′