zoom

Slider

Nuk ka shqiponjë, Brazili mposht Zvicrën e shqiptarve dhe kualifikohet në turin tjetër | VIDEO

Botërori do të ketë Brazilin në fazën e 1/16 pas suksesit 1-0 ndaj Zvicrës në ditën e dytë të grupit G.

Seleçao pas fitores në debutimin ndaj Serbisë, mundi edhe Zvicrën duke pasur epërsinë në një ndeshje të komplikuar falë në një perlë nga Casemiro në frymëmarrjet e fundit.

Në minutën e 83-të, një goditje me të djathtën e mesfushorit brazilian, e devijuar nga Akanji, theu rezistencën e zviceranëve të drejtuar nga Yakin, të cilët hynë në fushë duke synuar barazimin dhe nuk ishin asnjëherë të rrezikshëm.

Helvetët mbeten me tri pikët dhe në xhiron e radhës do të luajë me Serbinë, ndeshje e cila do të vendos skuadrën që avancon më tej. /zoom.al/