Aplikacion
Tanimë ajo e quan veten një grua të lirë dhe ka zbuluar se tërheqja nga aktrimi ka bërë që të mos ndihet më skllave e stereotipeve të bukurisë dhe nevojë për t’u dukur gjithmonë e përsosur në sytë e të tjerëve.
“Tonikë, qumësht pastrues për fytyrën, kremra dite dhe nate, locione ushqyese, kam një mal me produkte të tilla në shtëpi që tashmë po zënë pluhur. E dini pse? Sepse më në fund kam arritur të bëj paqe me veten dhe të çlirohem nga nevoja për t’u dukur gjithmonë e kuruar në sytë e të tjerëve.
Rutina ime e bukurisë ka ndryshuar aq shumë këto vitet e fundit sa më ndodh shpesh të mos laj fytyrën për ditë të tëra dhe kjo gjë më pëlqen. Më pëlqen sepse më në fund nuk kam pse mendoj të përmbush pritshmëritë e të tjerëve dhe industrisë së bukurisë.”- kështu u shpreh së fundmi ylli dyzetenëntëvjeçar për podcast-in e BBC Rule Breakers.
EMRAT/ Kush ishin dy shënjestrat e atentatit në Berat, ikën me vrap për të shpëtuar nga plumbat