zoom

Aktualitet

“Nuk e dija që Fjolla Morina mbante armë”, Syla: As e kam prekur me dorë

Biznesmeni Fisnik Syla ka folur në lidhje me ndarjen nga këngëtarja Fjolla Morina.

Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Syla u shpreh se gjithçka për Morinë, ishte paraja.

Syla shtoi se Morina ka tentuar që të rikthehet sërish me të.

“Në fillim, askush nuk martohet pa dashuri. Ne kemi bërë martesën dhe ajo martesë u bë edhe publike. Natyrisht që në fillim kemi qenë të dashuruar. Por pasi e pamë që gjërat nuk po shkonin siç ishin në fillim, unë vërejta që ajo nuk ishte për mua dhe mbaroi gjithçka.

Gjithçka për të ishte vetëm paraja, interesi, ajo nuk e njeh njeriun tamam si njeri, por vetëm për gjërat e interesit. Kemi rëndë dakord të dy palët, ne kemi parë që nuk funksionin më. Ka tentuar prapë të rikthehet, por kur e pa që te unë ka mbaruar gjithçka, ka filluar me shpifjet”, theksoi ai.

Biznesmeni Fisnik Syla, sqaroi se nuk ka qenë në dijeni që Morina kishte një armë me vete dhe se nuk do të donte të prishte imazhin e tij.

“Unë nuk e dija, po ta dija nuk do udhëtoja kurrë me të. Unë jam një figurë publike në Belgjikë dhe nuk mund të lejoj që imazhi im të prishet për një armë.

Nga ekspertiza u vërtetua se as unë dhe as shoferi im nuk e kemi prekur. Ajo ka thënë se ajo armë ka qëlluar rastësisht në çantën e saj që ia ka dhënë një mik që tani ka ndërruar jetë. Kjo deklaratë është dhënë në gjykatën e Kukësit dhe në Apelin e Shkodrës është mbyllur gjithçka”,-tha për Euronews Albania biznesmeni Fisnik Syla.