zoom

Lajme

Noka zbulon në Parlament planin e protestës së PD më 11 Korrik: Mosbindje civile, kryengritje…

Deputeti demokrat Flamur Noka ka deklaruar nga salla e Parlamentit se 11 korriku do të jetë dita ku shqiptarët do të vërshojnë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, për t’i thënë së keqes: Ndal!

Noka u shpreh se kjo mazhorancë e ka kthyer Shqipërinë në të vetmin vend në Europë, që ka një drejtësi politike.

“Mosbindje civile dhe kryengritje. 11 korriku është hapi i parë, dita kur shqiptarët do të vërshojnë në bulevard përballë simbolit të së keqes për t’i thënë ndal. Kjo është e faktuar si një mazhorancë që shndërroi Shqipërinë në të vetmin vend në Europë me drejtësi politike”, tha ai.

Më herët Noka pati përplasje edhe me kryeparlamentaren Lindita Nikolla dhe ministren e Shëndetësisë, Albana Koçiu, për rrëzimin e interpelancës me kryeministrin Edi Rama dhe skandalin e Onkologjkikut. /ZOOM.AL/