zoom

Lajme

Noka shtyn Shehajn nga foltorja dhe i hedh telefonin në tokë: Mu hiq, po keqpërdoresh nga Rilindja

Gjatë seancës së sotme parlamentare, demokratët nuk janë përplasur vetëm me socialistët, por edhe me kahun e tyre.

Këmbëngulja e Agron Shehajt për të bllokuar foltoren e ka përplasur atë edhe me kolegun e tij Flamur Noka i cili e shtyu nga foltorja.

Ndërkohë deputeti Xhelal Mziu e lagu me ujë në distancë.

Shehaj u nxorr nga seanca me urdhër të kryetares Elisa Spiropali.

Për 3 orë deputeti Agron Shehaj mbajti të bllokuar kuvendin duke insistuar interpelancë me zv/kryeministren Belinda Balluku për koncesionin që ajo ka firmosur me kompaninë ‘Gener 2’ të biznesmenit dhe botuesit pranë Berishës Bashkim Ulaj për autostradën Thumanë – Kashar.

 

Postime të lidhura