zoom

Aktualitet

Fier/ Banorët gjejnë një trup të pajetë në arë

Një trup i pajetë u gjet pasditen e kësaj të enjteje në Fier.

Banorët e zonës pranë spitalit memorial të Fierit konstuan një burrë rreth 55 vjeç, të shtrirë në një tokë arë aty pranë. Kur u afruan, ata konstatuan se ai kishte ndërruar jetë dhe njoftuan policinë.

Ekspertët kryen ekzaminimet e para dhe konstuan se vdekja ka qenë natyrale dhe se në trupin e 55-vjeçarit nuk ka pasur shenja dhune.

Trupi i tij i pajetë u dërgua në morg, ndërsa policia po heton për të identifikuar viktimën.

Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes së viktimës , dhe identifikimin e tij , ndërsa trupi i pajetë ndodhet në morgun e Spitalit të Fierit.