zoom

Politikë

Noka ngre dyshime të forta: Nga dëshpërimi, Veliaj përfundoi në spital me overdozë!

Sekretari i Përgjithshëm i Rithemelimit, Flamur Noka, ka ngritur dyshime të forta sot nga Berati, teksa sulmoi ashpër edhe kryeministrin Edi Rama e kryebashkiakun Erion Velaj.

Para demokratëve të bazës, ai tha se Ramës dhe Veliajt i kanë hyrë ethet, se e dinë që nuk shpëtojnë. Mes të tjerash, Noka pohoi se qytetarët shqiptarë po përballen me shkelje nga qeveria.

Por ai ngriti edhe dyshimet se Veliaj përfundoi në spital për shkak të një overdoze pas tensioneve dhe situatës me arrestimin e vartësve drejtorë dhe jo prej tëmthit.

“Qytetarët po përjetojnë realitetin e vrasjeve të shpresës dhe besimit se ky vend mund të bëhet. Një pyetje për Rilindjen; si ka mundësi se kur qytetarët e lënë këtë vend kur ju thoni se Berati po lulëzon. Nuk mund të propagandosh qytetit të Beratit se ka fluks turistësh. Berati ka ngelur pa rini, po ashtu dhe rrethinat e tij.

Dhurata që iu bë këtij qarku është shkretimi, shkretimi i vatrave të qytetarëve dhe banorëve të këtij qarku. Ermonela mund të vijë në Berat dhe t’u thotë shqiptarëve se kanionet e Osumit janë dhuratë e Edi Ramës. Ai tha se do ta pastrojnë Shqipërinë dhe rruga e artë sipas tij ishin inceneratorët. I paraqiti si një nga mrekullitë për shqiptarët, si 7 piramidat e Egjiptit.

Veliaj u përpëlit që të justifikonte drejtorët e tij. Nuk ka ndodhur kurrë një babëzi e tillë nga ana e pushtetit. Të krijosh një ndërmarrje me vartësit e tij për të vjedhur dhe më pas nga dëshpërimi përfundon në spital me overdozë.

E ka vendin në burg. I kanë hyrë ethet dhe Veliajt dhe Ramës se e dinë që nuk shpëtojnë. Drejtësia e re do ju japë burgun, drejtësia e popullit do ju japin goditjen e fundit”, tha Noka mes të tjerash. /ZOOM.AL/