Aplikacion
Ai hodhi akuza në drejtim të kryebashkiakut Erion Veliaj, se ky i fundit ka përfshirë në aferën e inceneratorit dhe bashkëshorten e tij. Nga foltorja e Kuvendit, Noka iu bëri thirrje partnerëve ndërkombëtarë që të kenë kujdes kur japin para për investime, pasi mund t’u vidhen.
“Transporti i gjelbër merr ua nga KFW-ja. Harabeli i Ajolës, si drejtoreshë kreative e së cilës është mund të përfitojë siç përfitoi nga inceneratori. Do t’i themi qytetarëve se Lali vjedhësi, jo vetëm që u zhyt kokë e këmbë te afera e inceneratorëve, ka zhytur dhe bashkëshorten e tij. Pikërisht te vendi i vrasjes së Arditi Gjoklajt, Harabeli i ka marrë dhuratë një skulptori me mbiemrin Xhafa, një vepër të quajtur Bleta dhe e ka vendosur te vendi ku ka vdekur Gjokla, Mërtiri dhe Zoto. Ne ju themi partnerëve që të bën kujdes me paratë, se jua vjedhin hajdutët. Këta jo vetëm që vjedhin vetë, por përfshijnë dhe gratë”, tha Noka.
Ai tha se të gjithë personat e përfshirë në çështjet korruptive për inceneratorin e Tiranës, janë të identifikueshëm. Gjithashtu pati edhe debat e replika të ashpra me deputetin Pandeli Majko.
Debati Noka-Majko:
Noka: Kur sheh aty termin; Bashkia e Tiranës, transporti i Tiranës, të kap e qeshura se të kujtohen; inceneratorët, 5D. Këto kohë është treguar se në Bashkinë e Tiranës ka vetëm vjedhje. Sot kryetarja e Parlamentit e duartrokiti hajdutin. Se ishte e porositur të duartrokiste. Guisepe ka qenë me profesion kaldajist. Një kaldaist papritmas bëhet pronar i inceneratorit të Tiranës. Ai na paskësh dhe një kontratë konsulencë me inceneratorin e Fierit. Në të gjitha këto çështje, jepet roli për secilin, edhe për lalin dhe për atë ‘fap-fap’. Ti Pandeli thuaj që SPAK-u të hapë sytë.