Aplikacion
Flamur Noka ka ngritur sërish çështjen e përjashtimit të Berishës, në mbledhjen që ka zgjatur mbi dy orë dhe e zhvilluar me dyer të mbyllura.
Ai sipas burimeve e ka cilësuar si thikë pas shpine vendimin e Bashës, e ka kërkuar që të zgjidhet më parë kjo çështje.
“T’i japim zgjidhje çështjes Berisha se kjo është kryesorja, pastaj Komisionet dhe Strategjia në Parlament”, mësohet të ketë thënë Noka në mbledhje. Ai ka deklaruar se vendimet duhet ta merrnin forumet.
Por Basha i ka cilësuar si të pavërteta këto akuza. Në mbledhje është diskutuar për strategjinë e opozitës në Parlament, si dhe për çështjet që do të diskutohen në komisionet kuvendore.
Deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj, teksa zbuloi detaje nga diskutimi theksoi se në fokus ishte strategjia e opozitës ne parlament.
Mes të tjerash ai bëri të ditur se PD-ja do të detajojë edhe punën në komisione, duke shtuar:
”Armiku i vetëm i shqiptareve është Edi Rama. Me atë do luftojmë të gjithë me strategji dhe me çdo mjet tjetër”.
Debati
Flamur Noka: T’i je përgjegjës që i ke ngulur një thikë pas shpine Sali Berishës. Ti pavarësisht kësaj ke thënë se është vendimi i jetës time. Ke shkelur statutin e PD-së, vendimet duhet ta merrnin forumet e PD-së. Vetëm vendimi i anëtarësisë e mban PD-në të bashkuar. Vendimin ta marrë Kuvendi Kombëtar.
Lulzim Basha: Ndaj Berishës fjalët më të mira. Nuk desha qe kete vendim t’ua lija forumeve të PD-së për të mbajtur të bashkuar partinë. Ky vendim në interes të demokratëve. Vendimi për Sali Berishën nuk ka kthim pas. Mos thoni gjysmë të vërteta, kam thënë vendimi më i vështirë që kam marrë. Në PD nuk do të lejoj grupime antiamerikane. S’do të ketë asnjë mbledhje të Kuvendit Kombëtar. S’do ketë asnjë mbledhje të ndonjë forumi antiamerikan.
Berisha: Viktima Alfred Dedja, menaxher dhe dëshmitar në vendin ku u copëtua trupi i Jan Prengës