Aplikacion
Kësaj radhe, me “Noc Rrokun” ka shoqëruar një video me një buf, një referencë e drejtpërdrejtë ndaj Sali Berishës, duke konfirmuar edhe një herë se kjo shprehje është bërë e pandashme nga fjalori i tij politik.
Pyetja është se përse Edi Ramës i pëlqen kaq shumë “Noc Rroku”, saqë nuk e heq dot nga goja?
Noc Rroku është shprehje e një fjalori vulgar dhe përdoret si batutë mes miqsh.
Por Rama po e përsërit atë kaq shpesh, sa po rrezikon ta bëjë sloganin elektoral të qeverisjes së tij.
Nuk është e qartë nëse ai e përdor për të ironizuar kundërshtarët apo thjesht sepse e shijon mënyrën si tingëllon kjo shprehja. Ndoshta ka një efekt çlirues për të, që e ndihmon të përballojë streset e qeverisjes së tij që po bie pjesë pjesë nga skandalet e korrupsionit. /Zoom.al
🦉n🪱o🕷️c🦎🐊r🦂r💩o🤡k👻u👺n🐸
Posted by Edi Rama on Monday, February 17, 2025