zoom

Aktualitet

Një valë e re e Covid-19 po vjen? Konfirmohen rastet e para me “Omicron 2” në Shqipëri

Janë konfirmua rastet e variantit të ri të koronavirusit në vendin tonë. Burime për Zoom.al, bëjnë të ditur se në Shqipëri kanë ardhur përgjigjet e disa analizave që konfirmojnë se është prezent varianti BA2, apo i njohur ndryshe si Omicron 2.

Ende nuk dihet sa është numri i të prekurve nga ky variant në vendin tonë. Ky virus i ri është konsideruar edhe si shkaktar i rritjes së rasteve të infektimeve në botë.

BA.2, është një nënvariant i variantit shumë infektiv Omicron. Askush nuk e di me siguri se sa kërdi do të shkaktojë, por BA.2 tashmë ka çuar në një rritje të rasteve në Evropë dhe tani është versioni dominues i koronavirusit në Shtetet e Bashkuara dhe në mbarë botën./Zoom.al