Aplikacion
Pas dakordësisë dhe konstituimit, në krye të parlamentit maqedonas u zgjodh Afrim Gashi, që mori urime nga homologë dhe zyrtarë të tjerë ndërkombëtarë.
Edhe presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, iu është bashkuar sot mesazheve për zgjedhjen në krye të parlamentit maqedonas të shqiptarit, Afrim Gashi. Përmes një mesazhi në ‘Facebook’, Meta i ka përcjellë urime për detyrën.
“Urimet më të përzemërta dhe shumë suksese Kryetarit të zgjedhur të Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, z.Afrim Gashi! Besimplotë se me eksperiencën e tij parlamentare, ai do të dëshmojë lidership gjithpërfshirës dhe bashkëpunues, pa dallim etnik e politik, si dhe do të garantojë të drejtat e opozitës në Kuvend dhe pjesëmarrjen e saj të plotë në jetën institucionale dhe demokratike. Shqiptarët, si faktor shtetformues, të orientuar qartë nga BE dhe NATO, kanë një rol kyç për harmoninë ndëretnike, stabilitetin dhe ardhmërinë europiane të Maqedonisë së Veriut”, shkruan Meta. /ZOOM.AL/