zoom

Art & Kulturë

Një shekull pas vdekjes së tij, Franc Kafka ende trazon botën

Kanë kaluar 100 vite që kur Franc Kafka vdiq në një sanatorium në Vjenë, nga tuberkulozi – dhe lajmi i mirë është se ky përvjetor nuk mund të harrohet lehtë.

Mund të lexosh, për shembull, një histori të shkurtër të tij, ndoshta disa faqe nga përkthimi i ri i ditarit privat të tij nga Ross Benjamin. Mund të shikosh ekspozitën e re të tij, ku shfaqet kavanozi i tij i pështymës apo shiringa me të cilën i injektonin kokainë në laring. Mund të vërdallisesh në parqet e Oksford ku ndodhet një brumbull i madh, si Gregor Zamza tek “Metamorfoza”, gjysmë burrë, gjysmë insekt.

Ose mund të vazhdosh normalisht me jetën tënde dhe të goditesh papritur me fjalën që nis me “K” – Kafkeske – që nis të të fluturojë në tru.

Isha në Oksford javën e shkuar dhe i hodha një sy librit “Kafka: Krijimi i një ikone” dhe ishte rrënqethëse të shikoje dorëshkrimin e faqes së parë së “Metamorfozës”. Autori nuk i rishikon fjalitë. Ai i ka të formuara, njësoj si një poezi që e kemi mësuar me zemër. Për mua, gjëja më e rëndësishme është se ai është një autor që i përshtatet të gjithaa kohërave. Portreti i 1980-s, punuar nga Andy Ëarhol, e tregotne Kafkën plot jetë dhe pak të çuditshëm. Por fama e tij nuk ishte 15 minuta. Ai u rrit në çdo periudhë deri në të tashmen.

Emri apo shpirti i Kafkës përdoret ende në media. Së fundmi, një gjykatë i është nënshtruar një procesi disiplinor “kafkesk” në qendrën e Krizës së Përdhunimit në Edinburg, pasi gjyqtarja Roz Adams, ishte skeptike për punësimin e këshilltarëve transgjinorë me viktimat e abuzimit. Por ka edhe shumë të tjera, ngjarje që përshkruhen si kopje të novelës së Kafkës “Gjyqi” – një burrë i pafajshëm arrestohet për një krim të paemër – kjo ngjan me rastin e Alexei Navalny.

Përballë Kafkës doja të ndizja një qiri. Nëse Kafka vdiq i ri dhe i panjohur, emri i tij është i pashmangshëm tani!