zoom

Sport

Një sheik futet në lojë/ Klubi anglez pritet të bëhet më i pasuri në botë

Pas muajsh negociatash, duket se situata është zhbllokuar dhe Newcastle do të blihet nga një fond investimesh që saudit që kryesohet nga princi Mohamed bin Salman për rreth 300 milionë sterlina, përafërsisht 350 milionë euro.

Një operacion që, sipas Daily Mail, pritet të ndryshojë hierarkitë e futbollit anglez dhe europian, duke parë se pronarët e rinj do të bëjnë investime të rëndësishme për ta ngritur klubin sa më shpejt në vendet e para të Premier League në fillim dhe më pas në Champions.

Për momentin, Magpies mbajnë vendin e parafundit në renditje me 3 pikë dhe zero fitore në shtatë javët e para. Një situatë kjo që ka ngritur dyshime mbi pozicionin e trajnerit Steve Bruce.

Ka shumë mundësi që pronarët e rinj do të kërkojnë të marrin një emër të madh në stol dhe mes trajnerëve të lirë, ata që ndezin ëndrrat e tifozëve janë Zidane dhe Antonio Conte.

Ish-trajneri i Inter-it nuk e ka fshehur dëshirën për t’u kthyer në Angli pas eksperiencës te Chelsea.