Aplikacion
Kjo e fundit akuzohet se ka ndihmuar ekzekutorët të largohen nga vendi i ngjarjes pas krimit.
Në dosjen hetimore, SPAK ka zbardhur jo vetëm rolin ndihmues të Eria Agoa, që aktualisht është e izoluar në burgun e grave në Pojskë të Pogradecit, por edhe dinamikën e vrasjes së Fatbardh Licit.
Viktima në ditën e ngjarjes si zakonisht rreth orës 7 të mëngjesit ka shkuar në lokal. Ai ka parkuar mjetin tip Audi dhe në momentin që ka shkuar te lokali përballë ka ndaluar një automjet i markës “Benz”, ngjyrë gri. Nga dera e pasagjerit ka zbritur një person i maskuar i gjatë rreth 180 cm, i maskuar, i veshur me rroba të errëta me armë zjarri dhe ka hapur zjarr. Në vendngjarje janë sekuestruar 10 gëzhoja, 6 predha dhe një këmishë predhe. Nga kqyrja e kufomës rezulton se ai ka marrë 9 plagë të ndryshme në trup.
Pasi personat kanë kryer vrasjen personi nën hetim Safet Rustemi, ka qëndruar në Shkodër, ndërsa personi nën hetim Astmer Bilali është larguar për në Tiranë, së bashku më shtetasen Eria Ago”, thuhet në dosjen hetimore.
Pas arrestimit, Eria Ago ka kërkuar lirinë në Apelin e Posaçëm, ku ka ankimuar vendimin e SPAK.
VIDEO/ Sherr me grushte e skafandër mes të rinjve në Tiranë, polici futet për t’i ndarë