zoom

Aktualitet

Një pasagjere në gjendje të rëndë, ja kush janë katër të plagosurit në Korçë

Policia e Korçës ka dalë me një njoftim lidhur me aksidentin e rëndë që ndodhi mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Korçë – Bilisht.

Policia thotë se në aksident janë plagosur 4 persona, një prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Më konkretisht gjatë aksidentit u plagos drejtuesi i mjetit “Toyota”, Besnik Cakollar, drejtuesi i mjetit tjetër tip “Renault”, Jetnor Lumani, pasagjerja Johana Elmasllari, e cila nddohet në gjendje të rëndë dhe pasagjeri tjetër Astrit Muhaxhiri.

Maliq/Informacion paraprak

Më datë 05.04.2022, rreth orës 19:45, në aksin rrugor Korçë-Bilisht, pranë kryqëzimit të fshatit Plasë, Maliq, janë përfshirë në një aksident rrugor mjeti tip “Toyota” me drejtues shtetasin B. C. dhe mjeti tip “Renault” me drejtues shtetasin J. L.

Për pasojë janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve dhe dy pasagjerë, konkretisht shtetasja J. E., (pasagjere në mjetin tip “Toyota”) e cila aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe shtetasi A. M., (pasagjer në mjetin tip “Renault”) i cili së bashku me dy shtetasit e tjerë, ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.