zoom

Slider

Një mesazh për Jorin në Big Brother nga…Butrint Imeri?

Pas një mesazhi të dërguar për banoren e Big Brother VIP Albania, Jori Delli, në rrjet është përhapur lajmi se dërguesi është… Butrint Imeri.

“Një bukuroshe si ti, welcome in Kosovë!”, shkruhej në ekran nga “B…. Imeri” për Jorin.
Olta në një moment përmendi emrin: “Butrint Imeri”, edhe pse nuk dihet me siguri nëse B-ja është në fakt këngëtari.

Vitin e kaluar, në një intervistë në “Procesi Sportiv”, Jori zgjodhi pikërisht Butrintin si një banor që do donte ta kishte në shtëpinë e “Big Brother”. Ajo tha se e kërkoi gjatë kohës kur Beniada nuk ia shqiptonte mirë emrin dhe i pëlqeu.

Megjithatë, brenda shtëpisë Jori ka thënë “S’e duam Butrintin, duam Don Xhonin” – meqë tashmë ajo është në dijeni të marrëdhënies së tij të shkuar me Kiarën.

Nuk do ishte çudi që mesazhi të ishte nga *ai* Butrint, por ndoshta këtë s’do ta dimë kurrë.