Aplikacion
Një fotografi e Chiara Ferragni-t, influenceres italiane të lyer në dukje si klloun, ka ndarë audiencën në dy pjesë; ata që e duartrokitën dhe ata që e urryen.
Në fakt, Chiara është e lyer si personazhi i Joker-it dhe sipas editorëve të revistës, Joker nuk është një klloun që tallet, por një i varfër që kërkonte të shtypte kapitalistët.
Zgjedhja e kopertinës, kushtuar Chiara Ferragni-t dhe me influencën e grimuar Joker (armiku i “kllounit” të Batman-it), shkaktoi kritika në rrjetet sociale që në minutat e para të publikimit.
L’Espresso e portretizon Ferragni-n si vajza që arriti majat dhe tani po falimenton.
Vetë Chiara Ferragni “ u ka dhënë urdhër avokatëve të saj që të vlerësojnë çdo lloj veprimi juridik, përfshirë atë për kompensimin e dëmeve materiale dhe jomateriale, ndaj shoqërisë botuese të revistës javore. “.
Në të njëjtën kohë, avokatët “paralajmëruan botuesin kundër botimit”, duke rezervuar “çdo veprim të mëtejshëm edhe pas rezultatit të kontrollit mbi përmbajtjen e artikullit”./Zoom.al