Aplikacion
Policia thotë se zjarri është vendosur nga një person me problem të shëndetit mendor.
Sipasojë e ndërhyrjes së zjarrfikëseve zjarri është fikur, por prej tij ka mbetur i lënduar shtetasi 42-vjeçar që është edhe autor I zjarrvënies.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 26.05.2022, rreth orës 22:05, në rrugën “Memo Meto”, shtetasi I. A., 42 vjeç, i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, i ka vënë zjarrin banesës së tij.
Në vendngjarje kanë kaluar shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëset, të cilat kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit dhe nxjerrjen e tij nga banesa.
Shtetasi I. A. si pasojë e asfiksisë është dëmtuar dhe po merr ndihmën e parë mjekësore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.