zoom

Bota

Një 100 vjeçar rinovon pasaportën: Më duhet të lëviz për punë!

Me të vërtetë nuk është kurrë vonë për të udhëtuar. Sigurisht që nuk është për zotin Gino Belacca, shkruan faqja ilrestodelcarlino.it.

Lindur në Rimini, një ndërtues ende aktiv dhe udhëtar i padurueshëm. Shenjat dalluese: 100 vjeç. Një moshë në tre shifra ajo e zotit Xhino, e cila megjithatë nuk e pengoi atë mëngjesin e djeshëm të paraqitej para komisariatit për të marrë pasaportën e rinovuar.

Për t’ia dorëzuar zotit Belacca, jo një oficeri të thjeshtë, por vetë komisarja Rosanna Lavezzaro që i dhuroi pasaportën e re për njëqindvjetorin.

Në fakt, me kalimin e viteve, puna e zotit Gino e ka bërë atë të udhëtojë në të gjithë botën, veçanërisht në Meksikë, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara, por dje, kur u pyet se cilin udhëtim e kujton më shumë Xhino, duke shkëlqyer nga emocionet kujtoi muajin e mjaltit në Florida me gruan e tij tashmë të vdekur.

Së fundi, komisarja Lavezzaro i kujtoi Gino Belacca-s se pasaporta është e vlefshme për ‘vetëm’ dhjetë vjet dhe për këtë arsye e pret atë për rinovimin e radhës.