zoom

Bota

Nisin trazirat në Francë, protestuesit hedhin predha drejt policisë

Predha të hedhura në drejtim të automjeteve të policisë, gaz lotsjellës, grupe të rinjsh me fytyrë të maskuar dhe disa skutera të djegur…

Kjo është panorama e Francës këtë mbrëmje, ku për të katërtën natë radhazi u rikthyen trazirat, pas vrasjes nga policia të 17-vjeçarit.

Në kundërpërgjigje, për të mbajtur turmën nën kontroll, policia njoftoi për 49 arrestime, mes disa grupeve të vogla të protestuesve që lëviznin në zona të ndryshme të vendit me synimin e plaçkitjes.

Siç raportojnë mediat në Francë, nga përplasjet dy policë kanë mbetur të plagosur lehtë.