zoom

Aktualitet

Niset anija e parë me emigrantët e paligjshëm nga Italia për në kampin e Gjadrit

Anija e parë me emigrant të paligjshëm që mbërrijnë në itali nga vende të treta, është nisur për në vendin tonë.
Lajmin e kanë bërë të ditur mediat italiane.

Nuk bëhet e ditur se sa emigrantë ndodhen në anijen e parë. Më herët ministri Italian për punët e Brendshme ka thënë se brenda kësaj jave do të mbërrijnë rreth 400.

Refugjatët e parë i janë nënshtruar kontrollin në Itali dhe do t’i nënshtrohen një tjetër kontrolli në mbërritje në territorin shqiptar.

Më pas ata do të kalojnë nga Shëngjini në qendrën pritëse në Gjadër sipas procedurave të parashikuara nga marrëveshja që kryeministri Rama dhe Meloni kanë nëshkruar.