Aplikacion
E disa muaj pas paralajmërimit, tashmë ka nisur procesi i vendosjes së kamerave, fillimisht në udhëkryqet kryesor.
Lajmin për nisjen e projektit për vendosjen e kamerave të sigurisë e konfirmoi për “Telegrafin”, Arlinda Kastrati, nga Zyra për Media e Komunës së Prishtinës.
Kastrati, në një deklaratë me shkrim tha se projekti për vendosjen e kamerave ka filluar të realizohet dhe kamerat e sigurisë janë duke u vendosur së pari në udhëkryqet kryesore të Prishtinës.
Ajo tha se kjo po bëhet sipas planit të hartuar nga Policia e Kosovës. /ZOOM.AL/