zoom

Aktualitet

Protesta/ Kundër rritjes së çmimit të naftës

Protesta e paralajmëruar ditë më parë ka nisur. Dhjetëra qytetarë janë bërë bashkë dhe me pankarta në duar janë rreshtuar përpara Kryeministrisë për të kundërshtuar rritjen e çmimeve. Me pankarta në duar, qytetarët kundërshtojnë rritjen e çmimit të naftës që ka shkuar deri në 275 lekë për litër e të produkteve të tjera bazë.

Ndërsa, ditën e sotme kryeministri Edi Rama ndodhet në Dubai.

Që në 2013 pensionet nuk janë rritur, cmimet janë rritur shumë, nuk kemi bukë te hamë. Pensionet nuk ka rrit, asgjë nuk ka bërë dhe Rama tani shkon në Dubai me lekët e popullit. Këta na bënë bagëti. Popullin e lanë këtu në rrugë”, u shpreh një qytetar.