Aplikacion
E pranishme edhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, teksa tubimi bëhet në lidhje me dosjen “5D”. Protestuesit kanë vendosur para bashkisë goma, të cilat mesa duket do të përdoren për t’u vënë zjarrin, ashtu siç ka ndodhur edhe në protestat paraardhëse.
Pranë tyre janë vënë re edhe tymuese e flakadanë, si dhe vezë, të cilat edhe me parë janë përdorur për t’u hedhur drejt godinës së bashkisë.
Ndërkohë që ndryshe nga protestat e mëparshme, nuk ka gardh metalik që ndan protestuesit nga forcat policore. Trupat janë ndarë në pozicione të përforcuara, teksa pritet përdorimi i tymueseve dhe molotovëve. Opozita kërkon dorëheqjen e kryebashkiakut Erjon Veliaj, pas skandalit të drejtorëve me dosjen e prokurimeve dhe inceneratorit.
Pak pas nisjes dhe fjalimeve të mbajtura, protestuesit hodhën flakadanë dhe pati zjarr te bashkia e Tiranës. Policia u përgjigj me ujë ndaj tubuesve. Kurse ish-deputeti i PD, Këlliçi akuzoi blutë dhe apeloi: “Hajduta, bandita, mos prekni qytetarët”.
Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorjan Teliti, nga protesta e opozitës, lëshoi akuza në drejtim të Veliajt dhe qeverisë ‘Rama’. Gjatë fjalës së tij nga protesta e opozitës, theksoi se do të vazhdojnë betejën e tyre deri në rrëzimin e kësaj qeverie.
“E rritën ujin, për të pasur 24 orë furnizim, por a ka sot ujë 24 orë? Çfarë bënë dje? Ne na përjashtuan nga mbledhja e Këshillit Bashkiak se nuk duan që të flasim. Ne do të vazhdojmë deri në dorëheqjen e Veliajt. Shqipëria nuk duhet të vazhdojë të vidhet më. Ne do të vazhdojmë të rezistojmë deri në fitore. Do të qëndrojmë këtu, deri në fitore. Risillni dritat, horrat, banditët do të jenë ata që do të largohen. Shqiptarë, duhet të rezistojmë dhe fitore, e vetëm fitore!”, tha ai. /ZOOM.AL/
Trump emëron këshilltarin e vjetër Keith Kellogg, si të dërguar special për Ukrainën dhe Rusinë