zoom

Lajme

Nis me debate të forta mbledhja e Komisionit Hetimor për TIMS, replika Salianji-Gogu

Ka nisur me debate dhe akuza të forta mbledhja e radhës te Komisioni Hetimor i TIMS.

Në diskutime për çështjen e të dhënave të sistemit TIMS, nënkryetari Toni Gogu, deklaroi se në mbledhjen e sotme duhen lejuar ekspertët që të flasin.

Kryetari Ervin Salianji ka akuzuar kolegët e mazhorancës se kanë për qëllim të bllokojnë punën dhe hetimet, teksa ritheksoi mungesën e informacioneve të kërkuara nga disa institucione.

Salianji tha se socialistët i tremben fakteve që do të nxjerrë ky hetim, por Gogu kërkoi që të vijohej me ekspertët.

“Këtë moment të përgatitjes së draftit e drejtojnë ekspertët. Propozoj të dëgjohen ekspertët deri në fund dhe pasi ata s’kanë gjë për të thënë të hapet një seancë pyetjesh. Kjo është dita e ekspertëve, jo e jona që të vazhdojmë me gjyqin e radhës. Menjëherë t’i kthehemi normalitetit dhe t’i shmangim komentet pezhorative të tipit që “sot nuk është dita e teorisë”, deklaroi Gogu. /ZOOM.AL/