zoom

Aktualitet

Nis hetimi për Wizz Air. Kompania hungareze, në qendër të akuzave në mbarë Europën

  • Rregullatori evropian i sigurisë thotë se hetimi do të përcaktojë nëse duhen marrë veprime të mëtejshme ndaj Wizz Air
Rregullatorët e sigurisë së aviacionit po hetojnë akuzat e ngritura nga një sindikatë pilotësh kundër një linje ajrore (Wizz Air) pasi Drejtori Ekzekutiv i saj u tha pilotëve të injoronin lodhjen (dhe të bënin milje ekstra) për ta ndihmuar kompaninë të mbrojë reputacionin e saj mes anulimeve të fluturimeve dhe mungesës së krahut të punës.

Jozsef Varadi, shefi i Wizz Air, transportuesi i tretë më i madh buxhetor në Evropë, shkaktoi zemërim nga sindikatat e pilotëve këtë javë për komentet që ai bëri në një konferencë të drejtpërdrejtë me punonjësit e linjës ajrore.

Duke folur për ndikimin e sfidave aktuale të industrisë, ai tha: “Ne të gjithë jemi të lodhur, por ndonjëherë kërkohet të bëjmë një milje shtesë.”

Varadi tha gjithashtu se anulimi i fluturimeve po i shkaktonte një dëm të madh financiar dhe dëm në reputacion linjës ajrore.

Wizz Air thotë se komentet e tij ishin nxjerrë jashtë kontekstit dhe nuk iu drejtuan posaçërisht pilotëve.

Të enjten, Shoqata Evropiane e Pilotëve, e cila përfaqëson 40,000 pilotë në 33 vende evropiane, i shkroi rregullatorit evropian të sigurisë lidhur me shqetësimet se “kultura e mangët korporative” e Wizz Air po ndikonte në sigurinë e fluturimeve të pasagjerëve, raportoi fillimisht Financial Times.

Letra u konfirmua më vonë për BussinesInsajder nga shoqata dhe Agjencia e Sigurisë së Aviacionit të Bashkimit Evropian, e cila është përgjegjëse për mbikëqyrjen e rregulloreve të sigurisë së linjave ajrore në Evropë.

Një zëdhënës i agjencisë u shpreh: “EASA pranon se lodhja mund të jetë një rrezik serioz për sigurinë dhe duhet të identifikohet dhe të zbutet siç duhet. Aktualisht jemi duke hetuar akuzat për të përcaktuar nëse dhe cilat veprime të mëtejshme mbikëqyrëse ad-hoc janë të nevojshme.”

Wizz Air nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës së BussinesInsider për koment rreth hetimit. Një zëdhënës i tha më parë se linja ajrore ka një “sistem të fuqishëm dhe të përgjegjshëm të menaxhimit të ekuipazhit”.

Në letrën e saj, Shoqata Evropiane e Pilotëve tha se komenti i Váradi-t “përforcon” shqetësimet e përbashkëta në lidhje me kulturën Ëizz, “ku ushtrohet presion i papranueshëm mbi ekuipazhin për të fluturuar në ditët e pushimit, për të zgjatur kohën e fluturimit nën “diskrecionin e komandantëve” dhe për t’u përmbajtur nga raportimi. i lodhur.”

Në raportin e saj vjetor të vitit 2021, shoqata tha se kishte krijuar një “Task Force Wizz Air” për të vënë nën vëzhgim praktikat e linjës ajrore, ndërsa linja ajrore vazhdon të zgjerohet në të gjithë Evropën.

Linja ajrore hungareze u themelua nga Váradi në 2003 dhe tani ka 5,500 punonjës që operojnë në rreth 1,000 linja, kryesisht në Evropë.

Në fillim të kësaj jave, Váradi tha se mungesa e ekuipazhit në aeroporte ishte një arsye pas një vale anulimesh dhe vonesash, jo mungesa e ekuipazhit të fluturimit. (Marrë nga BussinesInsider-Përgatiti Zoom.al)

PROBLEME TE SHUMTA EDHE NE SHQIPERI

Në Shqipëri Wizz Air po denoncohet vazhdimisht nga pasagjerët për vonesa, anulim të udhëtimeve, ndryshim të destinacioneve dhe kushte skandaloze. Pavarësisht denoncimeve autoritetet shqiptare kanë vendosur të heshtin dhe ndryshe nga sa po ndodh në Europë, ndaj Wizz Air nuk ka asnjë hetim.

Përballë indiferencës së autoriteteve shtetërore, qytetarët po i shtojnë thirrjet në rrjetet sociale për ta bojkotuar kompaninë Wizz Air.

Kompania hungareze “low cost” ofron çmime të ulta të biletave, por për shumë qytetarë, për shkak të anulimit të fluturimeve apo të vonesave deri në 10 orë, shpenzimet kanë qenë disa herë më të larta se me linjat e tjera të zakonshme.

Në Britaninë e Madhe, qytetarët po e denoncojnë gjithashtu kompaninë për të njëjtat probleme që u shkakton pasagjerëve. /Zoom.al