zoom

Aktualitet

Terrori me armë në lokalin e Lezhës! Një prej agresorëve, nipi i deputetit të PS-së

Nipi i deputetit të PS-së, Rrahman Rraja, Ramazan Rraja është një prej të personave të armatosur me kallash që rreth tre javë më parë terrorizuan klientët në një lokal në Zejnep të Lezhës.

Sipas policisë, Rraja bashkë me dy persona të tjerë të shpallur në kërkim kanë kontrolluar të gjithë klientët, pasi kishin shkuar për të kërkuar kushëririn e pronarit të lokalit, i cili kishte pasur një konflikt me mikun e tre të armatosurve. Ai nuk ka qenë në lokal në momentin e ngjarjes duke bërë që tre të armatosurit të largohen.

Bashkë me Rrajën, në lidhje me këtë ngjarje janë shpallur në kërkim edhe A. D., 31 vjeç, banues në Fushë Krujë dhe R. B., 29 vjeç, banues në Pllanë, Lezhë.

 

Postime të lidhura