Aplikacion
Drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla, pohoi se personi erdhi i plagosur në spital, por nuk mundi t’i shpëtonte plagëve.
“Ka ardhur i plagosur në Emergjencë një burrë rreth moshës 60 vjeçare. Ai është plagosur nga një armë e ftohtë. Përkundër që ekipet kanë intervenuar dhe e kanë futur në sallë, ai ka ndërruar jetë, pasi që nuk ka mundur t’i përballojë plagët e marra nga thika”, ka thënë ai.
Media kosovare raporton se ka dyshime se dhëndri, Edon Bujupi, ka plagosur me thikë vjehrrin e tij, Ali Kosova, pas një grindjeje, ndërkohë që nuk dihen motivet e ngjarjes, e cila mbetet nën hetim aktiv. Policia tha se dyshimet për krim në familje deri tani janë të arsyeshme /ZOOM.AL/