Aplikacion
Një 59-vjeçar u arrestua pasi akuzohet se ka goditur me thikë vëllanë e tij pas një sherri, teksa më pas nuk u mjaftua me kaq.
Autori raportohet nga mediat se i preu kokën dhe më pas e hodhi nga ballkoni. Ngjarja u regjistrua në Beneventos të Italisë.
Referuar informacioneve zyrtare, kanë qenë fqinjët që kanë njoftuar policinë për krimin makabër. Kur mbërriti policia, gjeti trupin e pajetë të 65-vjeçarit, me plagë të shumta dhe me kokën e prerë.
Mediat italiane raportojnë se 59-vjeçari u dorëzua pa rezistencë dhe u mor në pyetje gjatë gjithë natës përpara se të transferohej në burgun e Beneventos.
Sipas hetimeve nga policia, vrasja mendohet se është kryer në kulmin e një debati të fuqishëm, por edhe për shkak të problemeve psikologjike të autorit. /ZOOM.AL/
Gjenden sërish armatime në veri të Kosovës/ Mes tyre edhe uniforma ushtarake të SHBA